Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Patos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, ku mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin Beniamin Toro, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Toro ishte i martuar me tre fëmijë. Me profesion mjek, ai ishte nga Kurjani i Roskovecit dhe njihej si pronar i një fabrike vaji në zonë.

Mesditen e sotme është aksidentuar teksa kishte shkuar me zetor për të marrë ullinjtë e vjelë nga klientët e fabrikës së vajit. Por mjeti u përmbys duke i marrë jetën.

Banorët thone se ishte njeri familjar dhe shumë korrekt. Pak vite më parë i ka vdekur edhe një vella dhe ai iu fut punës në fabrikën e vajit të ullirit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.