Një 31 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” ditën e djeshme.

Mësohet se i riu me inicialet M.Z, banues në fshatin Dardhë, ishte i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ndërsa vuante dhe nga një sëmundje infektive.

Sakaq, materialet për të dënuarin i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprme të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12. 09. 2018, në Spitalin “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari M. Z., vjeç 31, banues në fshatin Dardhë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili vuante nga një sëmundje infektive. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për vdekje natyrale.