Shkon në 16 numri i viktimave nga COVID 19.

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm një pacient nga Durrësi, 78 vjeç.

Ndërkaq janë 18 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të prekurve nga coronavirusi në 277, 8 prej të cilëve janë fëmijë.

78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                                143 raste

– Durrës                               30 raste

– Lushnje                             4 raste

– Elbasan                             8 raste

– Fier                                    23 raste

– Kavajë                               6 raste

– Rrogozhinë                      2 raste

– Korçë                                 16 raste

– Vlorë                                  5 raste

– Shkodër                            10 raste

– Lezhë                                 6 raste

– Berat                                 1 rast

– Has                                     8 raste

– Krujë                                  5 raste

-Tropojë                              4 raste

– Pukë                                   4 raste

– Mirditë                               2 raste