Bota po përballet me një pandemi ku me qindra persona në ditë humbasin jetën nga koronavirusi, ndërsa me mijëra të tjerë infektohen.

Në Greqi mëngjesin e sotëm një ushtar 50 vjeç nga Hanthi ka humbur jetën pasi ishte i infektuar nga koronavirusi. 50-vjeçari prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin ‘Alexandroupoli’ në gjendje të rënduar.

Sipas mediave greke lajmi u bë i ditur nga komandanti i njësisë ku shërbente 50-vjeçari. Nga ana tjetër ende nuk bëhet me dije nëse viktima kishte sëmundje të tjera mbartëse.

Deri më tani në Greqi 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa 821 janë të infektuar. Profesori i Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras ka konfirmuar ditën e djeshme 78 raste të reja. Ai ka bërë me dije se 64% e të infektuarve janë  burra, ndërsa mosha mesatare është 67 vjeç.