Vetëm pse stina e verës kaloi, kjo nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga të gjitha trendet e saj. Flokët e hapur do të duken sikur dielli akoma po ndriçon fort, prandaj nuk kemi pse t’i heqim ngjyrat e hapura.

Thjesht duhet të përditësojmë pamjen tonë për të qenë sezonalisht e përshtatshme. Në vend të bjondes së ndritshme të bardhë të artë që kemi parë gjatë gjithë verës, parukierët kanë menduar të sjellin trendin e ri, të flokëve që duken sikur janë të tymosur.

Ky është pikërisht dhe trendi më i ri që po bën namin në Instagram. Sipas Allure, kjo ngjyrë e re ka marrë emrin kokos i pjekur.Kjo nuk do të thotë se përfshin vendosjen e kokosit në flokët tuaj, por sepse ngjan me ngjyrën e kokosit kur piqet.

Ngjyra e kokosit të thekur ndryshon nga balayage tradicional që ne jemi mësuar të shohim, pasi nuk lëviz me tonet e thella të flokëve. Fillon me rrënjën e errët që kalon në ngjyrë më çelur dhe zbardhet në fund të flokëve. Ngjyra e kokosit të thekur përshtatet me çdo gjatësi.