Vendimi i qeverisë për tekste falas.Nora Malaj: Më mirë vonë sesa kurrë.

Pas vendimit të qeverisë për tekste falas për fëmijët nga nga klasa e parë deri në të katërtën vjen reagimi i deputetes së LSI-së, Nora Malaj.

“Ky është një lajm i mirë , jo vetëm për të gjithë shqiptarët , pasi vogëlushët sivjet do të shkojnë në shkollë me tekstet që do t’ua jap shkolla dhe prindërit do ta kenë më të lehtë për të përballuar barrën financiare , në fillimin e vitit shkollor, por njëkohësisht, po ky është një lajm i mirë edhe për opozitën, pasi më në fund pozita kuptoi ,se duhet dëgjuar opozita kur flet,jo vetëm për nisma konkrete, po dhe kur ajo bën oponencë, në mënyrë që Shqiperia të mos jetë më vend ku droga dhe lëndët narkotike po e listojnë atë në krye të vendeve problematike kultivuese dhe shpërndarëse në Rajon e më gjerë, po të investohet më shumë për dijen, arsimin e kulturën dhe për tia kthyer vendit sigurinë e garancinë që meriton.”-shkruan Malaj

Postimi i plotë:

Më mirë vonë , sesa kurrë!

Ka ardhur koha që pozita të dëgjoj opozitën , që të bëj punë të mira! E mbani mend të gjithë debatin e madh që u bë në komisionin e edukimit për projektligjin që propozoi opozita për tekstet falas nga klasa e parë deri në të nëntën ???!!! Nga pala e pozitës në Janar i votua kundra 9 vota , me 7 që ishte opozita pro. Atëhere , në muajin Janar , u propozua po nga ana jonë që nëse nuk ka fonde, të bëhej me dy pjesë dhënia e librave falas , për sistemin parauniversitar.As kjo nuk u pranua. Dhe për turpin e dhimbjen e të gjithëve në muajin shkurt në Parlamenti , pozita e votoi kundra ketë projektligjit të propozuar nga opozita. Nuk kanë kaluar as gjashtë muaj dhe sot pozita me një vendim te Keshillit të Ministrave miraton propozimin e opozitës për tekstet falas për klasën e parë deri në të katër! Ky është një lajm i mirë , jo vetëm për të gjithë shqiptarët , pasi vogëlushët sivjet do të shkojnë në shkollë me tekstet që do t’ua jap shkolla dhe prindërit do ta kenë më të lehtë për të përballuar barrën financiare , në fillimin e vitit shkollor, por njëkohësisht, po ky është një lajm i mirë edhe për opozitën, pasi më në fund pozita kuptoi ,se duhet dëgjuar opozita kur flet, jo vetëm për nisma konkrete, po dhe kur ajo bënë oponencë, në mënyrë që Shqiperia të mos jetë më vend ku droga dhe lëndët narkotike po e listojnë atë në krye të vendeve problematike kultivuese dhe shpërndarëse në Rajonë e më gjerë, po të investohet më shumę për dijen, arsimin e kulturën dhe për tia kthyer vendit sigurinë e garancinë që meriton. Gjithsesi ,vogëlushët sivjet do të kenë libra falas! Ky është një lajmë i mirë për të gjithë! Pozita reflektoi dhe pranoi propozimin tonë ! Më mirë vonë sesa kurrë!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al