Pas vendimit për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë, ka reaguar edhe Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, Vasili fajëson qeverisjen e kryeministrit Rama, duke e cilësuar si një qeverisje të ligë dhe të pisët, si shkak për mos hapjen e negociatave.

Postimi i plotë i Vasilit:

Negociatat nuk u hapen për shkak të një zvarraniku!

Edi Rama ju hyri në borxh përjetë shqiptarëve duke i lënë jashtë Europës për shkak të qeverisjes së ligë dhe të pisët të tij.

Dhe ai zvarritet tek këmbët e thyera të karriges.

Zvarritu, zvarritu Edi Rama!

Po a mundet që një zvarranik të qeverisë më Shqipërinë e shqiponjave!