Vendosi syzet në dyshemenë e muzeut, por vizitorët e ngatërruan me një vepër arti për tu parë.

Është kjo ajo që bëri 17-vjeçari amerikan TJ Khayatan, në formë provokimi, në një muze kontemporan.

I riu ishte në Moma të San Francisco, SHBA, bashkë me disa miq, kur duke parë veprat e artit modern, vendosi që të linte syzet në dysheme, për të parë reagimin e vizitorëve.

Kjo pasi shumë vepra të ekspozuara ishin objekte të thjeshta të cilat interpretoheshin në mënyra të ndryshme, shkruan noa.al.

Nuk vonoi shumë dhe pak pas vendosjes së syzeve në dysheme, vuri re se shumë vizitorë u ndalën për të admiruar “veprën e tij të artit”. I riu i fotografoi duke i ndarë pamjet në rrjetet sociale, duke bërë që brenda pak kohësh të përhapen me shpejtësi.