Anijet e mëdha të lundrimit do të ndalohen në qendrën historike të Venecias, ka thënë Qeveria Italiane. Anijet që peshojnë më shumë se 1,000 tonë do të dërgohen në drejtime tjera nga muaji shtator.

Ky vendim vjen pas një aksidenti që ka ndodhur në muajin korrik, në të cilin një anije është përplasur me strukturën e ankorimit dhe ka plagosur pesë persona. Megjithatë konservatorët kanë thënë se planet e qeverisë janë të pamjaftueshme për të parandaluar erozionin nënujor dhe ndotjen e qytetit.

Në vitin 2013, Qeveria kishte ndaluar anijet që peshojnë më shumë se 96,000 tonë nga kalimi në kanalin Giudecca, mirëpo projektligji më pas ishte përmbysur. Më 2017 ishte bërë e ditur se anijeve të mëdha nuk do t’iu mundësohet qarkullimi në zonën historike, mirëpo planet për ta finalizuar atë projekt ishte thënë se do të zgjasnin katër vjet.