Një burrë 72 vjeçar, i cili kërkonte të hynte në histori si njeriu më i moshuar që voziste i vetëm përgjatë Atlantikut, ka qënë vetëm 8 km larg thyerjes së rekordit.

Graham Walters, nga Leicestershire, po përpiqej të thyente rekordin Guinnes, të vendosur nga Gerard Marie nga Franca, duke mbledhur kështu dhe para që më vonë planifikonte t’i dhuronte për bamirësi.

Ai u nis në udhëtimin e tij 4800 km që zgjati 96 ditë, në 25 janar, në një varkë që ai e kishte ndërtuar vetë në kopshtin e tij 22 vite më parë.

Por fatkeqësisht, ai u largua nga rruga e duhur në Antigua për shkak të erërave të forta.