Ky është një moment dramatik që shoferët vrapojnë për jetë ne tyre pasi një kamion çisternë shpërtheu kur shoferii saj humbi kontrollin në një kthesë.

Pamjet e mëposhtme janë filmuar në rrugën SP-99 afër Caraguatatuba në Brazil, një destinacion popullor për turistët dhe vizitorët nga Sao Paulo.

Ngjarja ka ndodhur rrejh orës 11 të paraditës dhe nga filmimet shoferi  i kamionit çisterne duket se e ka marrë kthesën me shpejtësi duke marrë makinën që ishte para.

Fillimisht nga automjeti nis të dalë tym, ndërkohë shumë prej shoferëve të ndaluar dalin jashtë mjetit duke parë çfarë po ndodh.

Papritur cisterna shpërthen dhe flakët përhapen me shpejtësi përgjatë rrugës, por edhe në anën e kundërt të saj ku ndodhen pemë.

Në këtë pikë njerëzit nisin të vrapojnë. Në mesin e tyre është edhe një person që mban në krahë një fëmijë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja DailyMail, shoferi i cisternës, që transportonte rreth 40 litra karburant, mbeti i vrarë.

Dy prej personave që ndodheshin në automjetin e goditur nga kamioni arritën që të shpëtonin duke dalë nga makina e tyre përpara shpërthimit.