Gjimnazistët e LRI organizuan ditën e shtunë një piknik buzë liqenit të Farkës.

Natyra e jashtëzakonshme, alegria, lojërat, këngët, vallet dhe të qeshurat pafund dhuruan një ditë ndryshe për të rinjtë energjik të LRI.
Në një video disa sekondëshe duket që gjimnazistët nuk e kanë fshehur për asnjë çast energjinë që i karakterizon, teksa me ta janë bashkuar edhe deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, si dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana.

Nën hashtagun #BëhuLRI, të rinjtë kanë ftuar të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që t’i bashkohen këtij forumi me shpresën për të ndryshuar vendin.

Ndiqni videon!

#BëhuLRI

#LRIgjimnaze ❤ Disa nga momentet më të bukura të aktivitetit të zhvilluar nga LRI tek liqeni i Farkës ☀

Publiée par Lëvizja Socialiste për Integrim sur Lundi 22 octobre 2018