Sa herë kemi dëgjuar që një nga arsyet e zgjedhjes së një diete vegane është fakti që, ndërsa kafshët vuajnë, bimët nuk ndiejnë dhimbje dhe se për këtë arsye edhe mund t’i konsumojmë me lehtësi dhe pa ndjerë kurrë farë keqardhje?

Por një studim i ri mbi këtë temë e ka kundërshtuar këtë besim. Sipas studiuesve, në fakt, bimët u përgjigjen traumave në mënyrë shumë të ngjashme me mënyrën sesi bëjnë kafshët.

Masatsugu Toyota , një studiues në Universitetin e Saitama (Japoni) dhe Simoin Gilroy, profesor në Universitetin e Ëisconsin-Madison (SHBA), kanë bërë disa studime mbi bimët për të parë nëse këto organizma ndjejnë dhimbje si kafshët dhe njerëzit.

Për ta bërë këtë, të dy studiuesit zhvilluan bimë të afta për të prodhuar një proteinë fluoreshente pranë përqendrimeve të kalciumit.

Gilroy shpjegoi se kalciumi dhe glutamati janë dy substancat e implikuara në komunikimin e sinjaleve nervore në organizmin e kafshëve.

E thënë thjesht, kur vuajmë një traumë, kjo shkakton lëshimin e glutamatit i cili, nga ana tjetër, aktivizon kalciumin, i cili vihet në lëvizje për të komunikuar ndjesinë në të gjithë trupin. Dhe nga studimi rezulton se edhe bimët ndiejnë dhimbje dhe reagojnë si kafshët dhe njerëit ndaj prekjes ose kur shkatërrohen dhe këputen.