Kalifornia po përjeton ditë tmerri pas zjarreve të pamëshirshme që kanë prekur këtë shtet ditëve të fundit, ndërsa numri i viktimave sa vjen e rritet  së bashku me të zhdukurit.

Qyteti i Parajsës (Paradise) me një 23 mijë banorë, ndodhet rreth 280 km në veri të San Franciskos. Kjo qytezë ka pësuar dëme më të mëdha në historinë e zjarreve në Kaliforninë.

Siç raportojnë mediat amerikane, mbi 8,900 shtëpi dhe ndërtesa janë djegur në këtë qytezë bashkë me rrethinat e saj.  Nga ora në orë mbi 50 mijë  persona presin urdhrin e evakuimit, pasi flakët  po përhapen me shpejtësi duke marrë gjithçka që iu del përpara.

Vatrat e zjarrit janë tejet të fuqishme, ndërsa ekspertët theksojnë se flakët mund të shuhen me fundin e muajit nëntor.