Koronovirusi po vazhdon të marr jetë jo vetëm në Kinë, po tashmë është përhapur në shumë vende të botës.

Sëmundja vdekjeprurëse, e cila mund të përhapet midis njerëzve, ka vrarë të paktën 500 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 20,700 persona.

Ndërsa, mediat kineze kanë publikuar një video tejet prekëse, teksa shihet një infermiere kineze, e cila është prekur nga virusi, në një spital në Provincën Henan, e cila po i jep vajzës së saj një përfqafim nga “ajri”.

Një video tejet e dhimbshme, ndërsa infermierja s’mund të përmbaje lotët.

Të dielën, autoritetet kineze bënë me dijeni se në karantinë është futur edhe qyteti me nëntë milionë banorë, Wenzhou, i pari jashtë Krahinës Hubei në të cilën ka filluar epidemia.