Totenhemi ka dështuar të fitojë ditën e sotme, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Evertonit në transfertë.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë ndeshjes.

Në minutën e 79-të sulmuesi Heung-Min Son, ka shkaktuar një faull në dëm të mesfushorit kundërshtar, Andre Gomez.

Pikërisht nga ndërhyrja e ashpër, ai i ka thyer këmbën e djathtë mesfushorit.

Një dëmtim horror ky për lojtarin portugez, ndërkohë që edhe Son nuk i ka besuar syve për atë që kishte ndodhur.

Menjëherë sulmuesi korean u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.