Katër automjete u “gllabëruan” kur një “gropë” gjigante u formua në një vend ndërtimi në kryeqytetin e Brazilit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një vendi ku po kryheshin punime, kur befasisht gjysma e rrugës u shemb. Si rezultat i shembjes veturat e parkuara përfunduan në gropë, ndërsa mediat lokale raportojnë se nuk ka të lënduar.

Ndërkohë  autoritetet lokale, kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi në shembjen e rrugës.