Zbardhet ngjarja e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja” ku  një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore.

Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë, Xhesion Kasaj, 19 vjeç .

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

– Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.