Më 11 mars të vitit 2011, një tërmet 9-ballësh dhe cunami që do të provokohej si pasojë e tij, i morën jetën rreth 16 mijë personave.

Prej asaj kohe, mbi 52 mijë të evakuuar të tjerë nuk kanë arritur të kthehen në vendlindje, ndërsa vijojnë punimet për korrigjimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore.

Kujtimi i viktimave u nderua të hënën në një ceremoni zyrtare ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Japonia mbajti të hënën një minutë heshtje në kujtim të rreth 20,000 viktimave dhe të zhdukurve nga fatkeqësitë natyrore që goditën vendin tetë vite më parë.

Një tërmet me magnitudë 9 ballë që u regjistrua në 14:46 me orën vendore në vitin 2011 tronditi të gjithë territorin, duke provokuar një cunami që përpiu disa prefektura të vendit.

Edhe pas kaq vitesh, pavarësisht operacioneve ndër vite për rikuperimin e dëmeve, rreth 52 mijë persona vijojnë të jetojnë larg vendbanimeve të tyre në streha të përkohshme, spitale ose tek të afërmit.

Kjo ishte një ndër katastofat më të mëdha naturore në historinë e Japonisë dhe botës.