Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arizona. Një grua është sulmuar nga një Jaguar pasi ajo kaloi murin e rrethimit.

Gruaja e kaloi murin sepse donte të bëntë një selfie më kafshën e egër dhe  papritur është sulmuar. Ajo mori disa plagë dhe pritet të shërohet shumë shpejt.

Gruaja kërkoi falje dhe pranoi gabimin.

Kopshti zoologjik, duke cituar dëshmitarët tha se gruaja kaloi mbi një pengesë për të bërë një foto dhe u sulmua nga një jaguar femër.

Sulmi ndodhi të shtunën në mbrëmje, tha Shaën Gilleland i Departamentit të Zjarrit Metro. Gruaja u plagos dhe kërkoi kujdes mjekësor, sipas departamentit të zjarrfikësve.