amerat në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor thuhet se kanë kapur imazhe të valëve të zërit që udhëtojnë nëpër Tokë me shpejtësi të madhe, për të cilat besohet nga disa njerëz të jetë një formë e re e ‘teknologjisë hapësinore’.

Fotografitë janë kapur nga NASA sipër oqeanit Atlantik, dhe, nga hapësira, tregojnë një formacion veçanërisht të çuditshëm reje, që duket pa mëdyshje sikur mund të jetë krijuar nga ndonjë objekt fluturues i paidentifikuar, apo edhe nga një ‘armë sekrete’.

Shkencëtarët kanë supozuar se mund të bëhet fjalë për një fenomen të natyrës po përse jo edhe për një trup të huaj.

Imazhet u vunë në dukje në faqen e internetit të NASA-s nga Blake dhe Brett Cousins, të cilët rregullisht postojnë përmbajtje lidhur me hapësirën në kanalin e tyre në YouTube.

Fotografitë me sa duket u kapën në fillim të këtij muaji, pasi ISS ishte rreth 226 milje detare mbi Tokë.

Blake thotë: ‘Ajo që është e mahnitshme për mua është se NASA dhe ISS ishin në kohën e duhur në vendin e duhur për të kapur këto imazhe, mendoj se ky ishte një eksperiment.’

Duke diskutuar fotot, vëllezërit sugjerojnë që fotot mund të zbulojnë se NASA po punon në ‘teknologjinë e re hapësinore’, me ISS me qëllim që të marrë fotografi ‘super hi-res’ të ngjarjes.

Marrë nga: www.unilad.co.uk