Paris Saint-Germain ka fituar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Nices, sfidë e vlefshme për javën e 10-të në ligën franceze.

Në minutën e 21-të të ndeshjes, protagonist absulut ishte Angel Di Maria, i cili me plot klas realizon një supergol me parabël.

Në një pozicion jo të favorshëm dhe me këmbën e majtë, ai ngre mjaft bukur topin dhe e dërgon në rrjetën e portierit kundërshtar.

Pamjet e këtij goli kanë bërë edhe xhiron e internetit duke u cilësuar një gol i rrallë.