Ndryshe nga Champions, Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet në kampionatin anglez, duke shtuar fitoren e gjashtë radhazi në në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon. Skuadra e Jurgen Klopp tregoi edhe një herë forcën, duke kaluar 2-1 tranfertën e Londrës kundër Chelsea. Alexander-Arnold dhe Firmino sigluan epërsinë e dyfishtë të “Reds” në pjesën e parë.

Pavarësisht grintës dhe dëshirës të shfaqur pas pushimit, Chelsea vetëm sa zbuti humbjen me golin e bukur të Kante në minutën e 71-të.

Liverpul

Me këtë fitore, Liverpool kthehet në në distancën e sigurisë prej pesë pikësh me ndjekësit më të afrët dhe rivalët direktë të Manchester City, që të shtunën iu përgjigj të gjitha kritikave me fitoren spektakolare 8-0 kundër Watford.