Një incident i rëndë është regjistruar në takimin e kryeministrit Edi Rama me studentët.

Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku Rama po fliste në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve të Lëvizjes së Universitetit shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”.

Për fat të keq, banderola u shqye nga disa prej shoqëruesve të Ramës të cilët e nxorrën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. “Mos më prek, mos më prek”, dëgjohet t’u thotë studentja njerëzve të Ramës.

“Me siguri ngelëse”… tha kryeministri për studenten e cila i ndërpreu konferencën.

Ndiqni videon!