Një delfin ka dalë paraditen e sotme në bregdetin e Gjirit të Lalëzit.

Sipas pushuesve të pranishëm, gjitari ujor është shfaqur në cektësinë e detit, në tentativë për të dalë në breg, pasi kishte dëmtime në anën e majtë dhe haste vështirësi në zhytje.

Pas disa minutave, pushuesit kanë arritur ta rikthejnë delfinin në thellësinë e detit.

Sipas dëshmitarëve, dëmtimet e delfinit ngjanin me dëmtime nga gjuetia e paligjshme në këtë zonë, kryesisht me lëndë plasëse.