Mbyllet në mënyrë tragjike gara e Belgjikës në Formula 2. Piloti Anthoine Hubert ka ndërruar jetë pas atij aksidenti në pistën e Radillon.

Piloti 22-vjeçar u përplas me makinën e Juan Manuel Correa, që më parë ishte përplasur me muret mbrojtëse. Ky i fundit është dërguar në spital dhe FIA bëri me dije se është jashtë rreziku për jetën.

Në momentin e përplasjes Hubert ka qenë me 273 km/orë, duke bërë një goditje fatale për të dhe makinën e tij, që u nda në dy pjesë.

Siç shihet edhe nga pamjet makina e pilotit francez u nda në dy pjesë.

 “Si pasojë e aksidentit, FIA njofton me trishtim se drejtuesi i mjetit numër 19, Antoine Hubert, nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orën 18:35”, thuhet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Pas aksidentit gara u ndërpre.