Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan në vendin e quajtur “Lapidari i Kërrabës”, ku një pemë me përmasa të mëdha është thyer e ka rënë në rrugë për shkak të erës.

Fatmirësisht nuk ka pasur automjete duke lëvizur në momentin e rrëzimit të pemës.

Raportohet se për shkak të bllokimit të rrugës radha e automjeteve shkon deri në hyrje të tunelit të Elbasanit.