Lewis Hamilton zhvilloi një takim special me Cristiano Ronaldon përpara Çmimit të Madh në Moanco.

Gjigantët sportivë u fotografuan së bashku përpara provave të lira në Monte Carlo, ndërsa prezent në këtë takim ishte edhe djali i Cristiano Ronaldos.

Në një moment piloti britanik e ngriti peshë Cristiano Junior dhe më pas e pozicionoi tek makina që drejton ai në Formula Uno.

Pas këtij momenti CR7 i bën një fotografi për ta pasur kujtim nga makina e kampionit të botës.

Ashtu siç mund ta shikoni në videon më poshtë përkrah Ronaldos nuk kishte si të mungonte Georgina Rodríguez.