Rreth 20 tifozët të Milanit janë arrestuar mbrëmë në Sevilla, përpara ndeshjes kundër Real Betisit në Europa Leagë.

Kuqezinjtë e humbën ndeshjen e parë ndaj skuadrës spanjolle në “San Siro”, dhe sonte kërkojnë që të hakmerren.

Sipas mediave spanjolle, rreth 20 tifozë italianë janë arrestuar  për shkak se kanë shkaktuar dëme materiale në vetura dhe autobusë.

Po ashtu ata kanë hedhur bomba tymi dhe fishekzjarrë, derisa policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen.