Sindrit Guri ishte protagonisti kryesor në fitoren e skuadrës së tij Oostende kundër Cercle Brugge me rezultatin 3-1.

Sulmuesi shkodran shfrytëzoi më së miri një harkim në zonë për të shënuar gol me kokë ndaj Cercles

Pak minuta më vonë, në zhvillimet e një këndoreje,  Saadi shënoi autogol në tentativën për të larguar rrezikun me kokë.

Në fundin e ndeshjes, ishte përsëri Guri ai që gjeti rrugën e rrjetës, këtë herë me një shpërthim në krahun e majtë ku pasi kaloi një mbrojtës, mposhti edhe portierin me një diagonale duke vulosur suksesin 3-1 skuadrës së tij e duke filluar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion.

Kjo ishte një fitore me përmbysje e Ostendes, duke bërë të pavlefshëm golin e Saadit në minutën e 7-të.