Një torndado goditi Nashville, Tenesi, në orët e para të mëngjesit të së martës, duke vrarë së paku dy persona dhe shkatërruar rreth 40 ndërtesa dhe lënë dhjetëra e mijëra njerëz pa energji elektrike.

Policia e Nashville njoftoi për dy të vdekur në rajon. Zjarrfikësit thanë se ata iu përgjigjën rreth 40 problemeve të shfaqur në godina rreth e rrotull Nashville. Shumë njerëz janë dëmtuar dhe shumë shtëpi janë shkatërruar.

Tenesi është një nga 14 shtetet amerikane që do të votojë të martën në garën për zgjedhjen e një kandidati demokrat që do të dalë përballë Presidentit Donald Trump në muajin nëntor.