Episodi i përjashtimit të Ronaldos me karton të kuq ndaj Valencias ka marrë vëmendjen e mjaftueshme.

Portugezi u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë të ndeshjes debutuese në Ligën e Kampionëve me fanellën e Juventusit.

CR7 u mërzit shumë madje edhe filloi të qante.

Por trajneri i Valencias, Marcelino zbuloi fjalët e Ronaldos kur po largohej nga fusha.

“Ai më tha nuk bëra asgjë gabim”, i tha Marcelino gazetarëve.

“Nuk e kam parë ende në përsëritje rastin që përfundoi me të kuq”, shtoi ai mes tjerash.