Milot Rashica shënoi një supergol ditën e diel në sfidën ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Një realizim i jashtëzakonshëm nga distanca, që ka marrë vëmendjen edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s në “Twitter”.

“Ky përfundim vrasës nga ylli i Kosovës Milot Rashica”, shkruan UEFA në postimin bashkangjitur me videon e golit.

Edhe pse sfida u mbyll në barazim 1-1, ky gol i Rashicës, i dha një pikë të vlefshme Kosovës, që mban vendin e parë në Ligën D.

© SYRI.net