Nuk thonë kot që ‘dardha bie nën dardhë’ e këtë na e vërtetoi më së miri vajza e vogël e Robert Aliaj, Gala.

Vajza e artistit shqiptar ka shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids” në Belgjikë, shtet në të cilin ajo është lindur dhe rritur.

Gala e cila konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Fitorja e parë e Galës në këtë show bëri që familjarët e saj të emocionoheshin dhe të hidheshin përpjetë nga gëzimi, e sidomos Roberti- moment ky që u dha disa herë në video.

Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram” fituesi i Big Brother, Arbër Çepani.

Duke shprehur me krenari se Gala ka krenuar fisin e tyre, Arbër shkruan i bindur se ajo do arrijë majat e suksesit botëror.

Duhet thënë se Gala e vogël ka një zë mjaft të bukur dhe performanca e saj nuk duhet humbur. Ne i urojmë shumë suksese përgjatë këtij rrugëtimi./News31.al