Policia greke ka zbuluar një parcelë me rreth 1000 rrënjë  kanabis në kryeqytet, Athinë.

Mediat greke raportojnë se janë vënë në pranga kultivuesit e saj të cilët janë  4 shqiptarë identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Mësohet se të arrestuarit i përkasin moshjave nga  35-39 vjeç.

Policia greke bën me dije se është zbuluar një laborator i mirëfilltë droge shumë pranë qendrës së Athinës ku prodhimi i së cilës nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën 1.2 milionë euro.