Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, çifti akuzohen se vidhnin rroba të përdorura.

Të arrestuarit janë një djalë 20 vjeç dhe vajza 18 vjeçe, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Rrobat e vjedhura janë gjetur në çantën e vajzës, ndërsa kapin vlerën afër 200 euro.

Të rinjtë u dërguan në paraburgim, në pritja të gjykimit të tyre.