Viktor Tushaj: Arrestim si në kohët e diktaturës

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Viktor Tushaj me anë të një statusi në Facebook ka reaguar kundër arrestimit të Dashamir Xhikës. Tushaj u shpreh se ky arrestim është si një prangosje e kohës së diktaturës, ndërkohë që i bën thirrje popullit për një revolucion popullor.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Arrest si ne kohen e diktatures!

Cfare do ti mbetet kesaj maxhorance pa bere? 
A thua do te kete kohe ta nenshtroje kete popull diktatori i ri?
Une gjykoj dhe dua te besoj fort se nje revolucion popullor i duhet ketij vendi per te shpetuar cfare ka mbetur;
– per te shpetuar ata te rinj e te reja qe alternativa e ndertimit te mireqenjes se tyre eshte akoma Shqiperia
– per te shpetuar ata prokurore e gjykates qe kane punuar me ndershmeri e perkushtim por qe rilindja i perbalti dhe i demoralizoi ne missionin e tyre te veshtire
– per te shpetuar nga dhuna ndaj kushtetutes
– per te shpetuar nga arroganca e nje shteti qe nepermkemb qytetaret e tij
– per te shpetuar drejtesine nga padrejtesia qe liron Tahirin, qe ekstradon Nezirin, por qe ka kurajon te akuzoje, prangose e burgose Xhiken
– per hashashin, drogen, drogaxhinjte dhe kriminelet qe kane zaptuar institucionet e shtetit shqiptar
– per varferine e papunesine qe po u merr frymen shqiptareve
– per taksat qe rriten cdo vit dhe nuk perballohen
– per reformen e energjise qe pervec se rriti cmimin asnje permiresim perkundrazi. Enjejte do te jete edhe ajo e ujit
– per te permbyturit e permuajshem qe shkaktarin e shikojne te shteti i paafte dhe vrases
– per ilaqet qe u mungojne spitaleve dhe detyrojne te semuret te vdesin ne pritje
Per keto e shume te tjera qe i dime te gjithe duhet revolucioni popullor.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al