Viktor Tushaj: Buxheti, varfërim për qytetarët dhe pastrim i parave kriminale

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Viktor Tushaj, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së djeshme u fokusua në ligjin e miratimit të Buxhetit 2018. Z. Tushaj theksoi se buxheti 2018 do të thotë varfërim për qytetarët dhe pastrim i parave kriminale.

Më poshtë keni fjalën e plotë të z. Tushaj:

I nderuar drejtues i seancës,                                                                                                Të nderuar deputetë,                                                                                                               Të nderuar bashkëqytetare!

 Qeveria Shqiptare ka sjellë sot për miratin në Kuvendin e Shqipërisë ligjin më të rëndësishëm: Buxhetin për vitin 2018.

Unë nuk e kam aspak të lehtë që të flas me këtë gjuhë për qeverinë e vendit tim. Por sot, më shumë se kurrë, kam të gjitha arsyet për të ngritur zërin në mbrojtje të interesave tuaja, te dashur bashkëqytetarë.

Planifikimi qeveritar përmblidhet, as më shumë dhe as më pak, në dy shtylla kryesore:

  –  Varfërim për pjesën absolute të qytetarëve,  dhe  Pastrim i parave kriminale.

Projekti i saj financiar bazohet vetëm tek rritja e taksave për qytetaret e ketij vendi.

Taksat u rritën në mënyrë progresive. Taksidarët, dhe jo vetem ato te tatimeve, edhe policia, inspektoret e energjise, higjenes e cdo lloj inpektoriati, shfaqeshin kohë e pa kohë me blloqe ne dore, me qëllimin e vetëm, vendosjen e gjobave dhe dobësimin e ekonomive familjare

Në këtë mënyrë, qeveria e kishte më të lehtë të kontrollonte qytetarët dhe votën e tyre, pasi te varfër deri ne skamje,  nuk kanë mundësi të reagojnë ndaj keqqeverisjes.

Alternativa e vetme e tyre si zgjidhje, ishte emigracioni.

Të gjithë e mbajmë mend vitin e errët 2015. Azilantët shqiptarë mbushën kampet e Gjermanisë, afërsisht në të njëjtin numër me sirianët dhe afganët që largoheshin nga lufta.

Skena te turpshme qe na kujtonin të gjithëve fillimin e viteve ’90, por qe nuk u përfillën aspak nga qeveria dhe qe sot, rrezikojne te perseriten ne menyre edhe me masive.

Sot qeveria parashikon vendosjen e TVSH se  për biznesin e vogël. Mungesa e saj ka qenë një frymëmarrje për kete biznes i cili i mbijetoi taksiradëve te shtetit por tashmë, me taksen e re shkon drejt rrënimit të plotë  Pragu 5 milion leke per aplikimin e TVSH se eshte i domosdoshem. Kete propozon LSI sot.

Nëse një qeveri dhe nje kryeminister,  do të interesohej për ca fakte të thjeshta, se sa kushtojnë produktet bazë të tryezave tona, do të mendonte dhe vepronte ndryshe. Ashtu si ne shume vende te Europes dhe te botes, LSI propozon qe tvsh ja per produktet e shportes nuk duhet te jete mbi 5 %. Por, për fatin tone te keq, kjo qeveri nuk shqetesohet per keto.

Sot, qytetarët shqiptarë paguajnë mesatarisht 15 dollarë taksë mbi banesën e tyre. Buxheti i vitit 2018 parashikon që kjo mesatare të arrijë në vlerën e 45 dollarëve. Kjo është një rritje marramendëse, e cila do të përkeqësojë në mënyrë progresive të ardhurat e familjeve shqiptare. Shtepite e para te qytetareve shqiptare duhet te jene me takse zero per nje periudhe 10 vjecare. Le te taksohen ata qe kane shtepi te dyta e me shume. Kete propozon LSI dhe kete duhet te beje qeveria,  per te qene ne favor te njerzve te zakonshem te ketij vendi. Por qeveria as kete nuk e ka ne mendje.

Raporti vjetor ndërkombëtar “Të bësh biznes” (Doing Bussines) konfirmoi rënie drastike të klimës së biznesit në vendin tonë.

A e pyet veten qeveria shqiptare se pse Maqedonia eshte me atraktive per bisnesin se Shqiperia?

Pse bisneset me te fuqishme shqiptare, po cmontojne bisneset e tyre ne Shqiperi dhe po i drejtojne drejt vendeve te tjera apo Maqedonise?

E thjeshte fare te dashur qytetare.

Qeverite e ketyre vendeve, prioritet kane punesimin e njerzve dhe mireqenien e tyre, standartet e prodhimit dhe sherbimet ndaj qytetareve.

Keshtu ka bere per 30 vjet Sllovakia, ku bisneset me te fuqishme te botes jane te instaluara ne kete vend. Dhe jo me kot papunesia eshte zero dhe niveli ekonomik e i qytetareve ka nje rritje marramendese.

Po si mundet te besojne dhe te investojne kompanite e medha shqiptare, apo aq me pak  investitoret e huaj, kur skifteret qeveritare zene prite ne te gjitha stacionet burokratike te shtetit, kur taksat levizin e ngrihen cdo dite, kur incentivat jo vetem mungojne por shpesh zevendesohen me shkopinjte e bejsbollit.

Qeveria nuk arrin te kuptoje,  se,  sa me te ulta te jene taksat ne vend, aq me e mire do te jete klima e bisnesit, aq me shume pune e mireqenje, aq me teper kontribute dhe qarkullim paraje, e aq me shume energji pozitive financiare investuese do te kete.

Por ju keni vendosur ti merrni frymen ketij vendi duke lodhur deri ne raskapitje cdo bisnes dhe qytetar.

Ju keni harruar se jeni kryeministri dhe qeveria e shqiptareve, e njerzve te zakonshem te ketij vendi, ashtu sic ju pelqen ti quani,  edhe i atyre femijeve te bulqizes qe e kane braktisur shkollen per 10 kg krom per buken e gojes, dhe fatkeqesisht nuk e dinit,  edhe i banoreve te Torovices, qe si njerez te zakonshem te ketij vendi, vuajne mungesen e rruges, te ujesjellesit apo te permbytjeve te njapasnjeshme.

Je kryminitster i njerzve te zakonshem edhe te Kolshit e Zejmenit qe 90 % te kohes jane pa energji, pasi kabinat elektrike dhe rrjeti shperndares jane te viteve 70, packa se per 4 vjet me radhe, reforma juaj e energjise, pervec pasojave tragjike per shume qytetare, menduam se do ta permiresonte kete sektor dhe ne menyre te vecante sherbimin ndaj qytetareve.

Me arketimet dhe kursimet, do ndertoheshin 151 shkolla e spitale te reja cdo vit. Hajde ne Lezhe e shikoji kabinat elektrike dhe rrjetin shperndares. Eshte si ne Afrike. Po tme lejonte koha do ju tregoja fotot e tyre.

Por, standarti i qeverisjes tuaj nuk matet me standartet e njerzve te zakonshem te ktij vendi.

Standarti juaj eshte qendra e shemtuar e Tiranes, jane oligarket qe te rrethojne, jane baronet e droges, jane koncesionet korruptive, jane bankat e themeluara nga parajsat fiskale Of – shore,  per te cilat,  Banka e Shqiperise duhet te ndjeje pergjegjesi te madhe.

Vetem njerzit e papune dhe te varfer, ju nervozojne cdo dite,  pse ju kerkojne pune, uje, drita, rruge, libra shkolle, ilaqe, e te tjera te drejta bazike,  sepse akoma nuk e keni kuptuar se kazani i tyre sot,  zien nevojen per te jetuar, punuar dhe permiresuar kushtet e jeteses,  por te jeni te sigurte se bashke me to ai kazan, shume shpejt, do te zieje edhe urrejtjen per ju dhe punet e keqija qe po i beni ketij vendi.

Te dashur qytetare

Ky buxhet, fatkeqësisht, nuk është vetëm kaq. “Nuk keni parë gjë akoma” është mesazhi i koduar i  kësaj qeverie.

Shtylla e dytë e buxhetit bazohet në pastrimin e parave kriminale.

Po e rimarr sërish argumentin e turpshëm të vitit 2015. Një vit më pas, në 2016, kjo ikje masive u fashit si me dorë. A i kujtohet ndonjërit prej Jush se çfarë masash ekonomike mori qeveria për të zbutur varfërinë? Asnjë nismë ligjore.

Shumë shqiptare te varfer, u angazhuan në parcelat me kanabis. Nuk gjeje punetore per kulturat e “ndershme” bujqesore.  Ky zhvillim, megjithëse kriminal, u lejua nga shteti dhe policia e tij, si e vetmja forme që shqiptarët të punësoheshin.

Por këtij punësimi kriminal i shkon për shtat shprehja “mjalti para e helmi pas”.

Për këtë punë, sa mesjetare, aq edhe kriminale, burra, gra, fëmijë, pleq, merrnin kacidhet për të mbushur stomakun. Ky ishte mjalti dhe haku që u jepte qeveria vetëm e vetëm të mos largoheshin nga Shqipëria.

Por, shpejt per shume prej tyre do vinte helmi. Kur shteti e policia, duhej të bënte ndonjë ndërhyrje sa për sy e faqe kundër kanabizimit, arresonte pikërisht më fakirët, më të pamundurit, ata që ishin në ato parcela kriminale për bukën e gojës, ata ishin trofeu i shtetit ne luften kunder kanabizimit.

Steka kriminale e kanabisit, u rrit aq shumë sa që, edhe pse aroma mbytëse e tij kishte trullosur dhe mpirë disa ndërkombëtarë në Shqipëri, sërish tejkaloi përmasat dhe detyroi partnerët e huaj që të ndërhynin.

Preokupacioni i qarte i qeverise, i misheruar ne kete buxhet, eshte pastrimi e parave dhe injektimi në ekonominë formale.

Zgjidhja më e mirë për ta bere kete është buxheti i shtetit.

Kjo qeveri, në fillimet e mandatit të saj të parë, i shpalli luftë botërisht koncensioneve. I konsideroi si vjedhje të parave të qytetarëve dhe qe,  duheshin zhbërë një orë e më parë.

Por kjo maxhorancë, që tashmë ka tepsinë, shtoi frikshëm numrin e koncensioneve ose PPP-ve të famshme.

Ky vrull qeveritar për koncensionet nuk ndalet. Sërish parashikon të vijojë me koncensione të tjera, pra me borxhe të tjera afatgjatë që rëndojnë në kurrizin dhe xhepat e shqiptarëve.

E rëndësishme për qeverinë është që paratë e kriminalizuara të gjejnë rrugën e pastrimit të tyre. Në këtë mënyrë, ata do të kenë mundësi të blejnë sërish votat e qytetarëve te varfër.

Dhe, paratë e shpenzuara për blerjen e votave, qeveria ka mundësi t’ua marrë qytetarëve menjëherë, aty tek fatura e energjisë, tek fatura e ujit, tek rritja e taksave si këto që ka parashikuar në buxhetin e vitit 2018.

         Te dashur qytetare!

Këtu shihni të materializuar projektin për varfërimin tuaj të mëtejshëm.

Këtu shihni edhe mekanizmat se si paratë kriminale të kanabisit do të pastrohen në lavatriçen shtetërore.

Faleminderit

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al