Viktor Tushaj: Në Lezhë vjen “cirku kryeministror i Tironës”

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Viktor Tushaj me anë të një statusi në Facebook ka ironizuar vizitën e kryeministrit Rama ditën e nesërme në Lezhë. Tushaj vazhdon statusin duke shkruajtur: “Ka ndryshuar politika vëllezër.
Cirku nuk bëhet më në sallën kryeministrore, aty ku ka vendin dhe paguajmë taksat për ta pikturuar e mirëmbajtur, se aty ndahen thelat, kurse show bëhet sa në Vlorë e sa në Korçë, sa në Velipojë e sa në Lezhë.”

Më poshtë keni statusin e plotë:

Ooooooooo milet! Vini re, vini re! 
Vjen neser në Lezhë Cirku Kryeministror i Tirones. Spektakel i paparë me kllounet më të pregatitur në vend.
Nuk ju mjafton çadra kryeministrore për të qarë hallet e popullit lezhianë por do vijnë këtu të qajnë bashkë me ne.
Ka ndryshuar politika vëllezer.
Cirku nuk bëhet më në sallën kryeministrore, aty ku ka vendin dhe paguajmë taksat për ta pikturuar e mirëmbajtur, se aty ndahen thelat, kurse show bëhet sa ne Vlore e sa në Korçë, sa në Velipojë e sa në Lezhë.
Thonë se arusha Mira do të kercejë vallen e Skëndërbeut rrugës së Torovices, qentë do lozin kukamçeftasi nëpër kabinat e trasformatorëve të Zejmenit, policia do jetë në gatishmeri nr 1 pasi vijnë me një thes të madh por nuk dihet a sjellin paratë e rrogave te papaguara te administratës apo do tërheqin paratë e hashashit.
Le ta shijojmë këtë spektakel o miq.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al