Viktor Tushaj: “Në LSI shtylla kryesore janë të rinjë, sepse LRI është e tashmja vendit tonë”

LSI Lezhë zhvilloi takim me strukturat e rrethit të Lezhes në fuksion të organizimit të zgjedhjeve të 18 qershorit. Kryetari i LSI në Lezhë dhe njëkohësisht drejtuesi politik i kësaj fushatë Viktor Tushaj deklaroi se fushata tashmë ka ndezur motorët dhe destinacioni eshtë 18 qershori ku LSI në Lezhë do të jetë forcë e parë politike.
“Ne jemi forcë politike në rritje në Lezhe u shpreh Tushaj dhe ktë e tregon shumfshimi i votave tona kryesisht nga 2009 deri në 2015, dhe me ktë ritëm po kaq të lart do vijojmë të rritemi deri në 18 qershor. LSI investon tek njerezit dhe Ilir Meta eshtë njeriu që mban fjalën e dhënë  dhe ky eshtë besimi i madh i njerezve ndaj  ky investim, besim dhe respekt do të çojë LSI-në  forcë të parë politike. Ka kohë që ne po përqafojmë çdo energji të re që është bërë pjesë e jona dhe strukturat kanë punuar për stukturimin e këtyre energjive, sepse çdo energji që ka ardhur është bërë pjesë e strukturës dhe organizatave të partisë. LSI në Lezhë është në rrugë të mbarë sepse kontributi i secilit ka qënë i madh, dhe sidomos kontributi dhe energjia e jashtëzakonshme e LRI të cilët janë e tashmja e këtij vendi. Kjo falë dhe energjisë së madhe që zgjoi tek secili nga ne deputetja Monika Kryemadhi dhe në menyrë të veçantë tek të rinjtë”, është shprehur Tushaj.
Gjithashtu ai u ndal dhe tek ngerçi politik i krijuar në vend ku theksoi që në qender të kësaj situate është LSI dhe Ilir Meta, të cilët po kërkojnë vazhdimisht konsensus,të ulin palët në dialog dhe ti japin shqiperisë dhe shqiptarve zgjedhje të lira, të qeta në mënyrë që në parlament të kenë njerëzit që duan.
Deputeti i LSI së qarkut Lezhe Petrit Gjoni u shpreh së përfaqesuesit e LSI në Lezhë janë të kompletuar në mënyrë që çdo qytetar i Lezhes të ketë besim tek ta dhe për rrjedhojë të renditemi në mënyrën më të denjë me 18 qershor perkrah qyteteve ku LSI do të jëtë fituese. Gjoni kërkoi nga secili të kërkojë votën për LSI sikur të jetë keshillar bashkiak për vete, në mënyrë që cdo anëtar i LSI të kërkojë dhe të japë angazhim maksimal.  
Burimi:( integrimi.al / E.S )
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al