Viktor Tushaj: Roli i AKBN në sektorin hidroenergjitik / Evidentimi i procedurave koncensionare, monitorimi, inspektimi dhe kontrolli i dokumentacionit të hidrocentraleve

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Viktor Tushaj , i pranishëm në Konferencën ndërkombëtare HidroTech Albania, e cila u zhvillua në Tiranë, pasqyroi punën e AKBN në sektorin hidroenergjitik.

“Ndjekja e rregullave dhe e procedurave për evidentimin e projekteve koncensionare, monitorimin dhe inspektimin e ndërtimit të objekteve të hidrocentraleve me koncension, kontrollin e dokumentacionit teknik, ekonomik dhe ligjor, monitorimin e investimeve dhe riinvestimeve në përputhje me kushtet teknike dhe financiare të kontratave koncensionare janë pjesë e punës së AKBN“, tha z. Tushaj, duke theksuar këtu edhe se “zbatimi i një metodike bashkohore për studimet e projektet e veprave hidroenergjitike për shfrytëzimin optimal të potencialeve ujore në kushtet aktuale të zhvillimit ekonomik, social dhe sistemit elektroenergjitik të vëndit tonë është një tjetër pikë ku fokusohet puna e AKBN.

Në kushtet kur ky sektor po njeh risi e sfida të reja, sipas, kreut të AKBN-së, krijimi i mundësisë së përafrimit të Legjislacionit Shqiptar me Direktivat dhe Standardet e Bashkimit Europian është mjaft i rëndësishëm Aktualisht, janë 185 Kontrata Koncesionare të nënshkruara ndërmjet Autoritetit Kontraktor (Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ) dhe Shoqërive Koncesionare vendase apo të huaja, për ndërtimin e 525 hidrocentraleve të tipit me derivacion, me digë apo dhe të kombinuara, ku 170 HEC-se janë në prodhim, 316-ndërtim, ndërsa të tjerat në fazën e ndjekjes së procedurës së lejeve ligjore.

 

Por, për kreun e AKBN-së shfrytëzimi optimal i potencialeve hidroenergjitike të burimeve ujore dhe menaxhimi i integruar i tyre ka një impakt pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit, duke renditur këtu rritjen e kapacitetit hidroenergjitik të prodhimit të energjisë elektrike, rritjen e aktivitetit ekonomik të zonës, rritje e të ardhurave te pushtetit lokal, krijimi i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i standartit të jetesës.

HydroTEch Albania hapi siparin e konferencës ndërkombëtare që zhvillohet për të tretin vit rradhazi ku ishin pranishëm përfaqësues nga shumë vende të botës, të cilët nga ana e tyre pasqyruan risitë dhe sfidat që paraqet ky sektor. Konferenca ndërkombëtare HydroTech Albania u zhvillua me bashkëpunimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al