Virusi “Zika” përhapet në Europë, një person rezulton pozitiv në Danimarkë

Shënohet një tjetër rast i virusit  të tmerrshëm “Zika” në Europë, kësaj herë në Danimarkë. Një turist danez ka rezultuar pozitiv ndaj këtij virusit që shkakton deformime tek të porsalindurit. Pacienti dyshohet të jetë kontraktuar nga virusi ndërsa udhëtonte nëpër Amerikën Jugore dhe Qendrore, ku Zika po përhapet tani, raportojnë mediat daneze.

Pacienti  mësohet se është duke u trajtuar në spitalin universitar në Aarhus, qyteti i dytë më i madh Danimarkës. Dane mbërriti në Departamentin e Sëmundjeve Infektive me simptoma të gripit, përfshirë ethe, dhimbje koke por analizat më vonë zbuluan se pacienti ishte infektuar me virusin Zika. Rasti i ri në Danimarkë vjen pas atyre në Itali, Spanjë, Britani e Madhe dhe Zvicër.

Deri tani nuk është gjetur kura për shërimin e virusit “Zika”. Ai nuk transmeton nga njeriu te njeriu. Mbartës dhe transportues i saj është një mushkonjë e quajtur Aedes Aegypti, që rritet në Amerikën Latine. 22 vende të këtij kontinenti janë prekur deri tani nga virusi i tmerrshëm.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al