Vlahutin: BE do të alokojë 24 milion euro për Shqipërinë për 3 vitet e ardhshme

dsc_0477Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Bashkimit Europian znj.Romana Vlahutin. Në takim Ministri Dervishaj e njohu Ambasadoren për hapat që Ministria ka ndërmarrë për Procesin e  Berlinit, dhe reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizime.

Ambasadorja Vlahutin dhe Ministri Dervishaj, theksuan rëndësinë e prioritarizimit të projekteve të transportit dhe infrastrukturës, ku duhen bërë më shumë përpjekje për të përafruar legjislacionin shqiptar me aquis e transportit të BE-së, në kuadër të Agjendës Rajonale të Ndërlidhjes së procesit të Berlinit.

Zoti Dervishaj tha se Ministria e Transportit do të vazhdojë angazhimin për projektet e investimeve, ashtu edhe për Masat të Buta, të cilat tashmë janë detyrim i Samitit të Parisit.

Ministri tha se modeli i aplikuar me sukses Malin e Zi në  pikën kufitare të Muriqanit (One Stop Shop), duhet të shërbejë si model edhe me vendet e tjera të rajonit.

Vlerësimi i Shqipërisë në kuadër të procesit të Berlinit/Axhenda e Ndërlidhjes, dha rezultat konkret me mbështetjen për financim nga BE-BERZH të projektit për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, tha zoti Dervishaj.

Ministri Dervishaj u ndal edhe te prioritetet e MTI-së, që lidhen me përfundimin e disa akseve të rëndësishme kombëtare dhe rritjen e sigurisë rrugore, ku një projekt i rëndësishëm pritet të fillojë së shpejti në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore, me vlerë 140 ml dollarë për 5 vitet e ardhshme.

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, tha se Unioni do të vazhdojë me mbështetjen ndaj Qeverisë, për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve. Zonja Vlahutin tha se është me rëndësi garantimi i këtyre elementëve, për tu ofruar shërbime më të mira qytetarëve dhe afruar investitorët e huaj.

Ambasadorja Vlahutin tha më tej se BE-ja, do të ofrojë ndihmë konkrete duke alokuar një fond prej 24 milion eurosh për Shqipërinë, për 3 vitet e ardhshme.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al