Policia e Vlorës ka arrestuar dy adoleshentë si autorë të vjedhjes së një dyqani.

Në pranga u vunë shtetasit A.Z., 17 vjeç dhe F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:
– Më datë 08.05.2018 – vjedhje banese,
– Më datë 27.06.2018 – vjedhje banese,
– Më datë 06.08.2018 – vjedhje dyqani,
– Më datë 09.08.2018 – vjedhje në rrugë.
Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.