Votat e LSI-së pro Veliajt, Eltjon Halimi për “Fax News”: Ishin vendim personal, u shpërdorua besimi

Eltjon Halimi , kreu i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës është shprehur për “Fax News” se votat e LSI-së pro Veliajt për Buxhetin 2018″ ishte një vendim personal i këshilltarëve. Ai u shpreh më tej se për LSI-në e rëndësishme ishte që të miratohej një buxhet në interes të qytetarëve të Tiranës.

Ne asnjëherë nuk jemi ndikuar as më parpara nga partitë apo nga bashkia. Ne gjithmonë kemi pasur qëllimet tona  dhe kemi bërë propozimet tona. Jemi përpjekur të gjejmë një zgjidhje në favor të qytetarëve.

Në dy buxhetet e kaluara ne kemi bërë dëgjesa dhe kemi bërë edhe propozitmet tona konktrete. Në momentin që propozimet tona nuk u morrën parasysh edhe ne bëmë zgjidhjet tona. Kemi bërë dëgjesa me ekpertet edhe për mjedisin. Këto nuk u na u morën parasysh nga bashkia. 

Me grupin e Këshilltarve të LSI-së nuk ka ndodhur asgjë. Nëse  këshilltarët e caktuar dhe individë të caktuar duan të votojnë kundër, ky nuk është problem i grupit. Ai është vendim i tyre personal. Edhe mund të blihen këshilltarë. Nuk është këtu zgjidhja, zgjidhja është që të kemi një buxhet për qytetarët.  Këshilltarë të caktuar të LSI-së kanë shpërdoruar besimin.  Kemi votuar ato buxhete ku na janë dëgjuar propozimet tona.”, u shpreh Kreu i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës Eltijon Halimi.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al