Vrasja e 22 vjeçarit në Tiranë/ Klevi Pojana: Të qoftë i lehtë dheu Marvi! Zoti të përfshiftë në mëshirën dhe mirësinë e tij!

Vrasja e 22-vjeçarit Marv Mihali pas një sherri banal me thika vetëm për një karikues celulari pranë stadiumit “Selam Stermasi” në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kandidati për deputet i LSI-së, Klevi Pojana, i cili me anë të një postimi në “Facebook” ka rrëfyer miqësinë me adoleshentin e ndjerë ndërsa shton se “jetojmë në një kohë kur vlera e jetës është e papërfillshme dhe siguria në nivele alarmante!”.

Statusi i plotë në Facebook 

Diten sot ma prishi mbremja e djeshme!

Po krahasuar me mua eshte e pallogaritshme humbja e shokeve, miqve dhe familjareve te Marvit qe dje ju mor jeta ne menyren me monstruoze!

Me Marvin pervec moshes me lidhte dhe shoqeria e perbashket e krijuar ne gjimnazin ‘Partizani’ ku te dy kemi qene nxenes ne klasa paralele!

I qete, i qeshur dhe me nje pamje gjithmone pozitive se mbaj mend te jete perfshire ndonjehere ne incidente apo probleme ne shkolle ndaj ajo qe ka ndodhur dje, jo vetem qe nuk me gjen nje arsyetim ne koke por perkundrazi me shton akoma me shume mellefin e merzine per kohen dhe shoqerine ku jetojme!

Nje 22 vjecar u vra, nga disa te rinje qe ne rastin me te mire se dine se cfare kane bere, per nje karikues celulari!

Banaliteti dhe vulgariteti ne nje shoqeri ne krize po prodhon krime te frikshme!

Jetojme ne nje kohe kur vlera e jetes eshte e paperfillshme dhe siguria ne nivele alarmante!

Vrasesit u kapen ne kohe rekord!
Ky mund te jete nje justifikim i mire per nje shtet qe si mbron dot qytetaret e tij!
Por panvaresisht ketij aspekti duhet thene se faji me i madh qendron tek ne, tek te gjithe ne qe perbejme shoqerine shqiptare!
Tek edukimi i dobet i te rinjeve ne familje dhe shkolle!
Tek vleresimi i antivlere qe i kemi bere materies!
Tek mungesa e besimit dhe mosnjohja e hyjnores!

Te gjithe ne sot jemi ne krize dhe viktima te nje shoqerie te ndertuar keq e te semure!
Sa me shpejt te reagojme dhe te mundesojme kurimin e saj aq me e bukur dhe me e mire do te jete e nesermja!

E ne fund mund te themi se te Zotit jemi dhe tek ai do te kthehemi!

Te qofte i lehte dheu Marvi! Zoti te perfshifte ne meshiren dhe miresine e tij!

(Integrimi.al/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al