Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes në Tiranë.

Autori ëstë identifikuar si M. S, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin  Holti Hajdari H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Autori i vrasjes u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë policia po punon intesivisht për kapjen e tij.