Një i burgosur u vra me injeksion, pasi ishte në burg për vrasjen, përdhunimin dhe më pas mbytjen e një studenteje në vitin 1998.  Larry Suearingen u ekzekutua me injeksion në Teksas, SHBA, pasi shteti kishte dështuar 5 herë më parë për ta eliminuar atë.

Suearingen tha fjalët e fundit përpara ekzekutimit, të cilat ishin: “Fali se nuk dinë se çfarë bëjnë”. Ai pretendon pafajësinë, duke thënë se i kanë bërë kurth dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Avokatët e tij thanë se ai është fajtor, kurse prokurorët argumentuan se kanë prova të pakundërshtueshme se ai është autor i masakrimit të studentes. Ai u shpall fajtor në vitin 2000 për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e Trotter, e cila u zhduk në dhjetor 1998 dhe u gjet e vdekur në një zonë me pyje të dendur në Pyllin Kombëtar Sam Houston në Teksas 25 ditë më vonë.

Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimet me Vdekje, Sëearingen është i burgosuri i 12-të që u ekzekutua në SHBA. Në disa shtete të Amerikës, ekziston dënimi me vdekje.