WhatsApp Gold quhet versioni mashtrues i aplikacionit të njohur të mesazheve.

Disa vite më parë lajmi se ky version premium siguronte disa opsione shtesë në këmbim të parave, qarkulloi bujshëm.

WhatsApp është në pronësi të Facebook dhe shkarkohet falas në Google Play ose Apple Store.

Mashtrimi u zbulua nga mediat, por vijon të shfaqet herë pas here duke i treguar përdoruesve se kanë sjellë të reja.