Xhixho: “KE miratoi grandin 36 milionë euro për projektin e Hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.”

15541681_1387874421225812_7066758919087003741_nZv Ministrja e Integrimit Europian znj. Erisa Xhixho përfaqësoi Shqipërinë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Instrumentit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), mekanizëm i Komisionit Europian, që u mbajt në Londër, ku për Shqipërinë u miratuan 3 projekte. 2 projekte janë në dhënien e asistencës teknike, projekti i zbatimit për by passin e Tiranës në total investimi 133 milion euro dhe granti i përfituar 1.5 milion euro dhe projekti i zbatimit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vora Hani Hotit, në total investimi 127 milion euro dhe granti i përfituar 4.5 milion euro.

Shqipëria ishte gjithashtu një prej 3 projekteve fituese me projektin Rehabilitimi i Hekurudhës Durrës-Tiranë dhe ndërtimi i hekurudhës me aeroportin e Rinasit. Totali i investimit do të jetë 90 milion euro, ndërsa granti i përfituar 36 milion euro. Projekti do të ristrukturojë dhe integrojë rrjetin hekurudhor shqiptar me rrjetin Europian dhe mundëson komunikimin e aeroportit dhe portin e Durrësit përmes korridorit Adriatiko Jonian. Gjithashtu projekti ka impakt të prekshëm ndër-rajonal përmes anëtarëve të SETTO (Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë, Serbi, Kosovë) dhe përmes Korridorit 8 me vendet anëtare të BE (Greqi, Bullgari) si dhe me Turqinë dhe më gjerë.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al